
Gjatë seancës plenare në Kuvend, ministri i Brendshëm Taulant Balla është përfshirë në një debat të ashpër me opozitën, lidhur me diskutimin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm.
Në replikë me deputetët opozitarë, Balla i bëri thirrje atyre që, në vend që të kundërshtojnë në mënyrë populiste, të votojnë buxhetin që, sipas tij, garanton financime të rëndësishme për shëndetësinë dhe mbrojtjen.
“Shko thoja gjyshes tënde. Për atë do votosh kundër. Dilni dhe bërtisni: duam ilaçet e Onkologjikut, po dilni pra dhe votoni buxhetin,” – deklaroi Balla nga foltorja e Kuvendit.
Ai theksoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar 580 milionë euro për sektorin e mbrojtjes, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se “urrejtja ndaj grave është e njohur dhe e vazhdueshme”.
“Votoni buxhetin. Berisha i urren gratë,” – shtoi Balla. Diskutimi për projektbuxhetin është shoqëruar me përplasje të forta verbale mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa debati pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.
and then