VIDEO/ Braçe denoncon Tatimet për gjoba arbitrare ndaj bizneseve: Inspektorët kur dalin në terren fikin kamerat dhe GPS-in. KLSH të kontrollojë Drejtorinë e VIP-ave dhe të Tiranës

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin në Kuvend për abuzimet që po ndodhin nga administrata tatimore dhe ajo doganore. Ai denoncoi një rast konkret ku një biznes u gjobit me 8.2 milionë lekë të vjetra vetëm për 15 kilogramë gjizë që i gjetën pa faturë tatimore, duke e cilësuar këtë veprim si shembulli tipik i arbitraritetit dhe mungesës së drejtësisë në institucionet fiskale.

Braçe lexoi dokumentin e gjobës nga tatimorët, ndaj këtij biznesi, ndërsa denoncoi se inspektorët kur dalin në terren fikin kamerat dhe GPS-in.

Ai kërkoi nga KLSH që të auditojë drejtorinë Tatimore VIP dhe atë të Tiranës. Socialisti kërkoi ndërhyrje urgjente nga qeveria për të ndaluar praktika të tilla që, sipas tij, dëmtojnë bizneset e vogla dhe ndershme. Me ironi, deputeti i PS tha se inspektorët sillen egër me të dobëtit, por para të fortëve tërhiqen.

Erion Braçe: Shqetësim është ligjshmëria në fushën e të ardhurave dhe KLSH sjell në vëmendje dy elementë: E para, klientizimin që funksionon ende në Dogana, veçanërisht në metodat për vlerësimin e transaksioneve se nuk sjell vetëm evasion fiskal, por cenon edhe konkurrueshmërinë në treg. E njëjta gjë vlen edhe për Tatimet por ajo që vjen në evidencë ka të bëjë me borxhin sepse do të kemi një ligj.

KLSH sjell në vemendje që borxhi i akumuluar po rritet më shpejt sesa masa e arkëtimit të këtij borxhi në harkun e një viti.

Por më i madh bëhet shqetësimi kur inspektorët dalin jashtë sistemit elektronik të inspektimit, fikin kamerat e GPS dhe kjo evidentohet në raportin e KLSH. Ky është një problem shumë i madh. Jam i vetmi që po flas për rendin e ditës (i drejtohet Peleshit pasi i kërkoi të mbyllte fjalën)…

Organet fiskale e kanë këtë qasje dhe sjellje, që sillen egër me të dobëtin dhe mungojnë në kontrolle në dy drejtoritë më të rëndësishme edhe në Tatim paguesit e mëdhenj dhe në të Tiranës.

Dhe nuk kam se si të mos sjell në vëmendje këtë akt konstatimi apo gjobe, vendosur në një biznes në Tiranë, në periferi dhe dua t’ua lexoj se me thënë të drejtën më ka bërë përshtypje.

Thuhet se në momentin e kontrollit u vërtetua se nuk lëshon faturë tatimore, autofaturim për mallin njomëz, gjizë më shqip, me çmim 229 lekë për njësi, në sasinë 15.82 kg dhe gjoba është 820 mijë lekë të reja ose 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kg njomëz apo gjizë.

Ndërkohë që kontrolli në dy drejtoritë më të rëndësishme të Tatimeve mungon.

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×