VIDEO/ Tabaku në Kuvend: Qeveria kontrollon çdo kontratë, buxheti është ‘han pa porta’!

Deputetja Jorida Tabaku ka kritikuar në Kuvend menaxhimin e buxhetit dhe proceset e qeverisjes nga qeveria aktuale. Ajo theksoi se shqiptarët mezi arrijnë të kalojnë muajin, dhe kjo situatë nuk lidhet vetëm me raportet e KLSH apo dosjet e SPAK, por ka të bëjë direkt me vendimet dhe ligjet që miratohen në Kuvend.

“Një qeveri që kontrollon çdo kontratë dhe çdo tender është shembulli i procedurave të korruptuara. Buxheti është han pa porta, nuk ka vlerë asnjë proces buxhetor. Buxheti ndryshohet dhe s’ka vlerë,” tha Tabaku.

Ajo shtoi se mekanizmat që mbahen brenda qeverisë, të cilat SPAK i quan korrupsion, vijnë kryesisht nga dosjet e lexuara nga zyrtarë si Ahmetaj, Veliaj dhe zv/kryeministrja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×