
Në qytetin e Bulqizës, edhe pse kanë kaluar gati 6 vite nga tërmeti i vitit 2019, dy pallate vazhdojnë të jenë të pabanueshme. Njëri ndodhet në qytetin e ri të Bulqizës dhe tjetri në qytetin e vjetër. Në total, 33 familje janë prekur — 15 në pallatin e qytetit të ri dhe 18 në atë të qytetit të vjetër.
Banorët shprehen se ende nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare dhe kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përkatëse. Sipas tyre, jetesa në këto kushte është e vështirë, ndërsa shumë familje janë detyruar të shpërngulen drejt Tiranës, Durrësit apo edhe jashtë vendit.
Nga ana tjetër, specialistë të fushës, inxhinierë dhe gjeologë që kanë inspektuar zonën, pohojnë se nevojitet një studim i hollësishëm për të përcaktuar lëvizjet e tokës, pasi sipas tyre çdo vit në atë zonë vërehen ndryshime gjeologjike.
përfaqësues të Bashkisë Bulqizë thanë se familjeve të prekura u është paguar bonusi i qirasë, ndërsa bashkia është në pritje të përgjigjes përfundimtare nga Instituti i Gjeologjisë për të nisur ndërhyrjet e nevojshme në terren.
and then