KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore në pesë bashki

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit 2025.

Materialet e nevojshme po shpërndahen në 5 bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë ku përfshihen fletët e votimit, kutitë e votimit, proces-verbalet si dhe dhomat e fshehtësisë si dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar dy ditë më parë edhe testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI) që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme të së dielës.

Në zbatim të Kodit Zgjedhor, u përzgjodhën rastësisht 3% e pajisjeve që KQZ do të përdoren në zgjedhjet për kryetar bashkie në 5 qytete për të simuluar procesin e hapjes, mbylljes dhe identifikimit të zgjedhësit.

Simulimi i procesit në këtë test operacional verifikon elementët si: nëse një votues i përket asaj qendre votimit, nëse një votues tenton të votojë më shumë se një herë, apo nëse një votues është në qendrën e gabuar të votimit, e të tjerë, si edhe sinjalet vizuale dhe akustike që jep pajisja për rastet e tilla.

Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 472 qendra votimi në 5 bashki, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×