“Ligji për Barazinë Gjinore shkon me normat e BE”, Lubonja: Sulmet e opozitës ndaj ambasadorit të BE, të pakuptueshme

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar këtë në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te debati mbi ligjin për barazinë gjinore dhe qëndrimet e opozitës.

Sipas Lubonjës, ligji për barazinë gjinore është “në përputhje me normat europiane” dhe nuk ka arsye për t’u kundërshtuar. “Ky është një ligj që është në normat evropiane për mendimin tim, dhe nuk arrij ta kuptoj si opozita mban ato qëndrime që sulmon edhe ambasadorin e BE-së, ku më pas i vijnë sulme nga ambasadorët në Shqipëri si pasojë”, deklaroi ai.

Analisti theksoi se një qasje e tillë nga opozita vetëm sa i shërben kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare. “Kjo i jep një komardare Ramës ndërkombëtarisht, në një kohë kur ai duhet të demaskohet për korrupsionin dhe problemet e qeverisjes,” u shpreh Lubonja.

Ai shtoi se Shqipëria aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ndërsa opozita duhet të ruajë një qëndrim të qartë pro-europian. “E kuptoj logjikën e opozitës që mendon se mund të bëjë një aleancë me Trump për të nxjerrë Shqipërinë nga bataku, por duke vepruar kështu, ajo përplaset me forcat liberale dhe popullore të BE-së, ku bën pjesë vetë Partia Demokratike,” tha Lubonja.

Në vijim, ai kritikoi edhe fokusin e partive politike te reforma zgjedhore, duke theksuar se ajo nuk sjell ndryshime të thella. “Pse merren me reformën zgjedhore që nuk zgjidh asgjë dhe e votojnë bashkë?” pyeti Lubonja, duke nënvizuar se mungesa e alternativave reale po e mban vendin në një krizë të vazhdueshme politike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×