
Vllaznia dhe Dinamo do të luajnë mes tyre ndeshjen e javës së 11-të të Superiores. Takimi do të zhvillohet të shtunën në “Loro Boriçi”, aty ku dy ekipet do të synojnë më të mirën megjithëse në 10 takimet e fundit të zhvilluara në Shkodër, diferencat janë të jashtëzakonshme.
Vllaznia ka arritur të fitojë plot 8 sfida nga 10 të fundit në shtëpi, teksa Dinamo ka fituar vetëm 1 prej tyre. Një tjetër ndeshje, është mbyllur në barazim.
Vlen të theksohet se në këtë histori përballjesh, Vllaznia ka arritur edhe të turpërojë Dinamon, duke e mundur me rezultatin 6-3 para katër vitesh, sezon në të cilin Dinamo rikthehej sërish në Kategorinë e Parë pavarësisht investimeve të mëdha që kishte bërë. Sa i përket golave, Dinamo ka shënuar vetëm 9 herë në 10 ndeshjet e fundit në Shkodër, ndërsa kuqeblutë kanë arritur të realizojnë 22 gola duke treguar superioritet të jashtëzakonshëm.
and then