
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar me forcë ndaj miatimit te ligjit për barazinë gjinore në Parlament, duke e cilësuar atë si një akt antikushtetues dhe antikombëtar. Në një konferencë për shtyp, Blushi e quajti votimin e mbrëmshëm me 77 vota “miratim të një ligji të zi që shpërbën familjen shqiptare”.
Ai akuzoi se ligji është i imponuar nga “mafia ndërkombëtare dhe Xhorxh Sorros” dhe përbën një kërcënim për shoqërinë dhe identitetin kombëtar. Blushi shtoi se ligji synon të zhdukë nocionet e burrit dhe gruas dhe të zëvendësojë fjalët “nënë” dhe “baba” me terma abstraktë, duke goditur “themelin e çdo kombi: familjen”.
Sipas tij, ligji është antikushtetues sepse hap rrugën për njohjen e gjinisë jo-biologjike dhe për edukimin transgjinor në shkolla, duke cënuar të drejtën e prindërve për edukimin moral të fëmijëve. Blushi theksoi se Partia e Lirisë do të mbështesë çdo nismë për rrëzimin e ligjit, duke përfshirë edhe një referendum dhe apelime në Gjykatën Kushtetuese.
Ai përshëndeti gjithashtu protestat e komuniteteve fetare dhe të “Koalicionit Shqiptar pro Familjes dhe Jetës” kundër këtij ligji, duke e konsideruar reagimin e tyre si një përpjekje për të mbrojtur vlerat tradicionale dhe Kushtetutën e Shqipërisë.
Blushi përfundoi duke theksuar se qëndrimi i Partisë së Lirisë është pro familjes, pro fëmijëve dhe pro ruajtjes së vlerave morale dhe historike të vendit.
DEKLARATA
Përshëndetje!
Jemi sot në këtë Konferencë të përbashkët shtypi me Kryesinë e Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, për të dënuar votimin e mbrëmshëm dhe aktin shumë të rëndë antikushtetues dhe antikombëtar të një Parlamenti ilegjitim, të dalë nga vullneti i interesave më të errëta të krimit dhe korrupsionit siç ishte miratimi me 77 vota pro të 77 deputetëve surrogato të një ligji të zi që shpërbën familjen shqiptare.
Miratimi i këtij ligji, i imponuar nga Xhorxh Sorros dhe mafia ndërkombëtare është në fakt vijim i axhendës antikombëtare për shpopullimin dhe shndërrimin e Shqipërisë në një fermë të surrogacisë.
Qëllimi i vetëm i këtij ligji është shpërbërja e familjes shqiptare, shkatërrimi i shoqërisë dhe kombit shqiptar dhe promovimi i degjenerimit i vesit dhe i kaosit si vlera morale.
Të sulmosh familjen me ligj, do të thotë të sulmosh Kombin, identitetin, historinë, traditat dhe kulturën.
Shpërbërja e familjes nuk është moderne, por është thjesht dhe vetëm një shkatërrim.
Është padrejtësi dhe krimi më i rëndë që ky Parlament ka bërë ndaj brezave të ardhshëm.
Ligji i miratuar nga 77 deputetët surrogato të Parlamentit, zëvendëson fjalët e shenjta nënë dhe baba me disa terma të ftohtë dhe të pakuptueshëm, si dhe fshin nocionet e burrit dhe gruas për ti zëvendësuar ato me konstrukte të paqarta të shpikura sipas interesave të një pakice globaliste që kërkon të transformojë vendin tonë pa pyetur për identitet, histori, kulture, vlera dhe pa pyetur as për ata që besojnë në zot.
Barazia gjinore apo liria nuk do të thotë të zhdukësh me ligj dinjitetin e nënës dhe të babait dhe të çnjohësh natyrën e burrit dhe të gruas.
Sepse ne besojmë se fuqia e vërtetë e një Kombi vjen pikërisht nga mbrojtja e vlerave të përjetshme dhe se familja është themeli i parë ku lind dhe ku qëndron forca e një Kombi.
Dy janë gjërat që ky ligj, në fakt, nuk mund ti bëjë dot edhe pse i pretendon.
Së pari: që një burrë nuk mund të jetë kurrë një grua dhe se një burrë nuk mund të lindë kurrë një fëmijë.
Ndaj ne e kundërshtojmë me forcë këtë ligj që kërkon të denatyrojë jo vetëm familjen, por edhe shoqërine dhe kombin shqiptar.
Partia e Lirisë nuk është kundër askujt, por ne jemi me vendosmëri pro familjes, pro fëmijëve, pro fjalës nënë, pro fjalës baba, pro një rendi natyror që ka ndërtuar botën dhe kjo nuk na bën të prapambetur , por na bën sa të drejtë aq edhe njerëzorë dhe mbi të gjitha na bën të jemi shqiptare.
Ne nuk gjykojmë dhe nuk paragjykojmë asnjë individ që lind burrë, por që mund të ndihet grua, sepse në vlerësimin tonë kjo është një çështje e ndërgjegjes personale , por kur kërkohet të ndryshohet një ligj i natyrës me një ligj të një Parlamenti ilegjitim për tju përshtatur një mashtrimi dhe kur shoqëria detyrohet me ligj të pranojë gënjeshtrën për të vërtetë, atëherë ne vlerësojmë se kemi përballë një dhunë që nuk ka të dytë si ajo dhe që nuk ka asnje lidhje me titullin mashtrues dhe propagandistik të këtij ligji për gjoja barazinë gjinore.
E theksoj se ligjet e natyrës, por edhe të zotit nuk mund të ndryshohen me asnje votë Parlamenti edhe pavarësisht faktit se përpjekja e djeshme e 77 deputetëve surrogato ishin për të ndryshuar gjoja rendin hyjnor që ka përcaktuar qartë burrin dhe gruan.
Ndaj qëndrimi ynë i djeshëm në seancë, por edhe i sotëm është që kush ka votuar dje kundër familjes në fakt ka votuar kundër Shqipërisë.
Së dyti dua tju rendis edhe argumentet juridike pse në vlerësimin tonë ky projektligj është antikushtetues.
së pari, sepse nëpërmjet këtij ligji hapet rruga ligjore për njohjen e gjinisë jobiologjike dhe se formulimet në këtë ligj zëvendësojnë konceptin biologjik të gjinisë burrë dhe grua me terma abstraktë të një përkatësie gjinore.
Gjithashtu, nëpërmjet këtij ligji fshihen gjoja nën konceptin e barazisë gjinore, element që ligjërojnë identitete jo biologjike.
Ky ligj dhe këto terma krijojnë bazë ligjore për kërkesa si njohja e martesave të së njëjtës gjini ose ndërrimi ligjor i gjinisë që praktikisht është i papranueshëm për ligjet shqiptare dhe për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ne jemi kundër faktit që ky ligj promovon edukimin e fëmijëve dhe të miturve ne shkolla me agjendën transgjinore.
Ky ligj gjithashtu lejon ndryshimin e fjalorit tradicional duke relativizuar termat baba dhe nënë, si dhe krijon një presion të pashëmbullt mbi institucionet, shkollat dhe mediat që të përdorin një gjuhë ideologjike gjinore në kundërshtim me parashikimet Kushtetuese.
Për Partinë e Lirisë është i papranueshëm fakti se në këtë ligj edukimi gjinor nënkupton, sipas përkufizimit të ligjit, identitetin gjinor, shprehjen gjinore dhe orientimin seksual cka cënon të drejtën kushtetuese të prindërve për edukimin moral të fëmijëve.
Gjithashtu, nëpërmjet këtij ligji që bazohet në standarde ndërkombëtare pa përcaktuar kufijtë e sovranitetit kombëtar, rezikohet seriozisht imponimi i përkufizimeve gjinore, qe e theksoj, bie ndesh me Kushtetutën, por edhe me traditën morale të Shqipërisë.
Në këtë projektligj mungon një Këshill Kombëtar për familjen dhe barazinë midis burrit dhe gruas, që mbrojnë politikisht dhe institucionalisht familjen tradicionale dhe rrjedhimisht nuk bën asgjë tjetër vecse e godet në themel këtë institucion.
Gjithashtu, termi “cdo gjini” që parashikohet në këtë ligj, nuk kufizohet tek burrat dhe gratë, por përfshin identitete të pa qarta si dhe nxit disa kuota të detyruara që cenojnë meritokracinë dhe barazinë në mundësi sa i përket punësimit në administratën publike.
Shqetësues është fakti që ky Parlament dhe kjo mazhorancë, në vend që të sjelli për miratim në Parlament ligje që fuqizojnë dhe forcojnë vlerat e familjes shqiptare, ka sjellë një ligj që nuk bën asgjë tjetër vecse shkatërron familjen , shkatërron të ardhmen e fëmijëve dhe të foshnjave, të cilat sot nuk kanë mundësi të flasin dhe të paralajmërojnë rrezikun që i kanoset vendit nga një ligj, i cili duhet të shfuqizohet menjëherë nga Gjykata Kushtetuese dhe për të cilin kemi bërë thirrje dhe do të mbështesim të gjithë zërat e shoqërisë civile që kërkojnë hedhjen dhe krijimin e një reerendumi për të rrëzuar miratimin e këtij ligji antifamilje dhe anti atdhe.
Gjithashtu në emër të Partisë së Lirisë dua të përshëndes dhe të vlerësoj këshillat e mëncura dhe qëndrimet shumë të drejta të përfaqësuesve të të gjitha Komuniteteve Fetare në vend, që protestuan si kurrherë më para përpara dyerve të Parlamentit të Shqipërisë në kundërshtim të një ligji, i cili cënon në mënyrë skandaloze jo vetëm Kushtetutën , por edhe vlerat morale të Shqipërisë.
Sikundër dua të përshëndes edhe “Koalicionin Shqiptar pro Familjes dhe Jetës”që në mënyrë të vazhdueshme ka protestuar kundër këtij ligji.
and then