
Shkrimtari dhe ish-kryetari i Parlamentit, Namik Dokle, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka rrëfyer momentin e vendimit të tij për t’u larguar nga politika aktive, në mënyrë që t’i përkushtohej plotësisht letërsisë, pasionit të tij të hershëm.
Dokle tha se vendimi për t’u tërhequr nga politika erdhi në një moment reflektimi të thellë, kur kuptoi se vazhdimi në atë rrugë do ta pengonte të realizonte projektet personale letrare. “Në një moment kuptova se nëse do vazhdoja akoma në politikë, projektet që kisha nuk mund të realizoheshin kurrsesi, ndaj vendosa ta lë politikën,” tha ai.
Ai kujtoi me detaje ditën kur mori vendimin përfundimtar. “I thashë kryetarit të partisë dhe atij të grupit parlamentar ditën e dytë të legjislaturës sime të fundit. Më takonte të hapja parlamentin, sepse isha më i vjetri i grupit, dhe në momentin që i thashë kryetarit ‘zini vendin’, zbrita në sallë dhe thashë ‘nuk kandidoj më’,” tregoi Dokle.
Sipas tij, ishte një vendim që lindi nga dëshira për të ndjekur një pasion që kishte që në rini. “Kisha dy ditë deputet dhe thashë nuk kandidoj më, sepse dua të realizoj ato ëndrra që, nëse nuk e lë këtu politikën, nuk realizohen asnjëherë,” shtoi ai.
and then