
Sandro Tonali, shtylla e përfaqësueses Italiane, një nga lojtarët më të rëndësishëm në radhët e Newcastle, nuk është aspak i sigurt në lidhje me të ardhmen e tij, fakt që e konfirmoi vetë lojtari në një intervistë pas ndeshjes në Champions kundër Athletic Bilbao-s ku u shpall dhe lojtari më i mirë. Tonali ka një kontratë me Newcastle deri në 2029, por mesfushori “azzurr” nuk i premton dashuri “qymyrxhinjve”:
“Nuk mund të them që do të rrijë këtu për 10 vite dhe më pas të largohem pas 2-3 viteve. Dua të mendoj vetëm sezon pas sezoni. Nëse ke një opsion në jetë, nëse të kërkon një skuadër tjetër, duhet ta vlerësosh, duhet të vlerësosh gjithçka, për këtë arsye nuk dua të them që do të qëndroj këtu edhe për 10 vite të tjera, edhe pse më duhet të them se këtu jam i lumtur”, u shpreh Tonali.
Këto deklarata të mesfushorit kanë ndezur edhe një herë diskutimin në lidhje me të ardhmen e tij pasi prej kohësh flitet për një rikthim të tij në Serie A, ku ekipe si Juventus dhe Milan janë gati të investojnë. Në fakt, edhe Tonali, referuar disa burime të La Gazzetta dello Sport, nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë të rikthehet në Serie A, për të riveshur edhe një herë fanellën kuqezi.
Sigurisht pengesë do të jetë vlera e tij, kostot e një transferimi të mundshëm, pasi Newcastle i kushtoi afro 100 milionë euro blerja e Tonalit, vlera e kartonit plus paga e tij.
()
and then