“Romani im i ri më në fund në shtypshkronjë”, Ben Blushi: Mund të mos botohej fare! Ja pse titulli është ende sekret

Shkrimtari dhe publicisti i njohur Ben Blushi ka bërë të ditur se romani i tij më i ri ka përfunduar në shtypshkronjë dhe shumë shpejt do të dalë në treg. Lajmin e ka ndarë vetë autori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpjeguar se megjithëse libri është gati, titulli do të mbetet sekret deri në momentin e prezantimit zyrtar.

“Isha sot në shtypshkronjë për të pritur kopjet e para të romanit tim të ri. Më vjen keq që nuk e tregoj dot ende titullin me kërkesë të botuesit. Ai thotë se heshtja është një strategji marketingu dhe çdo gjë duhet të thuhet në kohën e vet,” shkruan Blushi, duke shtuar me humor se zakonisht është “pak më i nxituar”, por këtë herë ka zgjedhur t’i besojë botuesit.

Autori zbulon disa detaje të tjera për librin e ri: ai botohet nga shtëpia botuese “Onufri”, është shkruar për 75 ditë, përmban 221 faqe dhe është 20% më i shkurtër se versioni i parë. Një detaj personal që ai ndan me lexuesit është se kopertina e romanit është realizuar nga djali i tij.

“Ky libër ka pasur disa peripeci dhe, siç thotë një mik që e ka lexuar, ka pasur historinë e vet pa u botuar. Jam shumë i gëzuar që ai po del në treg, sepse edhe mund të mos botohej fare. Përpjekje serioze që romani mos botohej ka patur nga disa njerëz apo botues të ndryshëm,” shkruan Blushi, duke lënë të kuptohet se rruga drejt botimit nuk ka qenë e lehtë.

Romani i ri do të prezantohet të hënën në hotel “Plaza”, në një aktivitet me miq dhe lexues, ndërsa do të jetë gjithashtu pjesë e Panairit të Librit, që hap siparin të mërkurën në Tiranë.

“Ju pres të gjithëve në stendën e bukur të Onufrit. Deri atëherë do ua kem treguar titullin,” përfundon Blushi, duke lënë lexuesit në pritje të zbulimit të ri letrar nga një prej autorëve më të njohur të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

“ROMANI IM I RI MË NË FUND NË SHTYPSHKRONJË

Isha sot në shtypshkronjë për të pritur kopjet e para të romanit tim të ri.

Më vjen keq që nuk e tregoj dot ende titullin me kërkesë të botuesit.

Ai thotë se heshtja është një strategji marketingu dhe çdo gjë duhet të thuhet në kohën e vet.

Unë jam pak më i nxituar zakonisht, por botuesit i kam frikë.

Ata ndoshta nuk dinë të shesin mirë një libër të keq, por dinë të shkatërrojnë librin më të mirë.

Kështuqë deri nesër, ose pasnesër, ose deri të hënën pasdite kur romani të prezantohet duhet ta mbaj titullin sekret.

Ajo që mund të them është se romani botohet nga shtëpia e njohur botuese Onufri, është shkruar për 75 ditë duke hequr nja dy weekende, ka 221 faqe, kushton aq sa e meriton, është 20 për qind më i shkurtër se versioni i parë dhe ç’është më e rëndësishme, kopertinën e ka bërë djali im.

Ky libër ka patur disa peripeci dhe siç thotë një mik që e ka lexuar ka patur historinë e vet pa u botuar.

Jam shumë i gëzuar që ai po del në treg sepse edhe mund të mos botohej fare dhe përpjekje serioze që romani mos botohej ka patur nga disa njerëz apo botues të ndryshëm.

Siç thashë, të henën romani do prezantohet me miq në hotel Plaza dhe pa dyshim do jetë në librari si dhe në Panairin e Librit që nis të mërkurën.

Ju pres të gjjthëve në stendën e bukur të Onufrit.

Deri atëherë do ua kem treguar titullin”, u shpreh Blushi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×