“Tatimet sillen si bandë, bizneset po terrorizohen”, Tabaku: Opozita duhet të kombinojë aksionin, protestë dhe propozime në Kuvend

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, denoncon sjelljen e Tatimeve ndaj bizneseve, duke thënë se ato sillen si bandë dhe po terrorizojnë sipërmarrësit.

Në studion e News24, Tabaku thekson se opozita duhet të veprojë në mënyrë të koordinuar, duke kombinuar aksionin në terren, protestat dhe propozimet konkrete në Kuvend për të mbrojtur ekonominë dhe sipërmarrësit nga praktikat e padrejta.

Jorida Tabaku: E ndoqa dje zotin Braçe për gjobën ndaj një biznesi që ishte vënë 10 herë më të lartë se sa produkti që ishte shitur. Një fermer i vogël se kishim të bënim me gjizë. Është rasti i gjobave jo proporcionale dhe sjelljes së Tatimeve si bandë që shkon të pushtojë bizneset e vogla. Paqja fiskale është shembulli më i mirë i mosfunksionimit të Tatimeve, me borxhe të akumuluara, me sistem taksash të ngarkuar me 6 nivele, me taksa të larta dhe tatimet janë kthyer në zyrtarë shteti që shkojnë për t’i terrorizuar. Kjo nuk ndodh ndaj bizneseve të mëdha.

Që të them 1 inspektor është i mirë dhe 5 të këqij nuk funksion. Këta që fikin GPS, që çojnë SMS për tunelin e Llogarasë, me sistemin e ngritur që sot fatkeqësisht nuk po i jep frymë ekonomisë, është trend, është një shtet i kapur, që reflektohet te tatimori me GPS, por reflektohet edhe tek niveli më i lartë me ligjet që çohen në Parlament për biznese të caktuara.

Protesta është një nga mjetet opozitare, një nga elementetet e opozitës, dje kishim një protestë, do të protestojë në vijim. Por nuk më duket që tani duhet vendosur opozita në presion se çfarë të bëjë. Duhet t’i bëjë paralelisht, përdorimin e Parlamentit, propozimet, njerëzit kanë nevojë të na dëgjojnë me alternativë, që përveç kundërshtisë kemi edhe alternativën. Dhe për mua, e besoj fort, nuk ka asgjë më të fortë se sa forca e argumentit. Duke filluar nga protesta, duke vazhduar me propozimet ligjore, të buxhetit, besoj bëjnë një front opozitar ku secili mund ta gjejë veten e tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×