“Të verifikohen pasuritë e klanit Xhafa, apo pallati i Ramës dhe Mollës”, Berisha: Transaksionet e familjes time janë hetuar 5 herë

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp ku komentoi deklaratat e Altin Dumanit, duke e cilësuar si “skandal të vërtetë”. Ai theksoi se shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, e cila sipas tij ka shqyrtuar disa herë transaksionet e familjarëve të tij.

“E kam denoncuar më parë këtë çështje. Altin Dumani është përgjegjësi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia. Kjo është çështja thelbësore,” tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se agjencia nuk ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, ndërsa theksoi se pronat e klanit Xhafa, sipas tij, vijnë nga droga e Geronit dhe jo nga puna e ndershme.

Berisha gjithashtu përmendi hotelin 70 milionë euro të familjes Rama dhe Mollës, të cilin sipas tij e kanë përfituar edhe përmes lidhjeve me persona të caktuar nga burgu.

“Shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, e cila ka shqyrtuar disa herë çdo transaksion të familjarëve të mi. E përgëzoj, kjo është gjëja më normale. Nuk mund të them se agjencia ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, por nuk e përjashtoj mundësinë që nuk e ka bërë.

Ka një çështje thelbësore që e kam denoncuar prej kohësh: Altin Dumani është përgjegjësi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia. Këtu qëndron gjithë problemi.

Sipas meje, pronat e klanit Xhafa vijnë nga droga e Geronit dhe jo nga djersa. Për shembull, hoteli 70 milionë euro i familjes Rama dhe Mollës u përfitua edhe nga lidhjet me burgu, pasi është i Teta Ollgës.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×