
Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta.




Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar stuhi të forta lokale të shoqëruara me rënie të pazakontë breshëri. Fenomeni është vërejtur gjithashtu edhe në disa fshatra malorë të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ku reshjet e breshërit kanë qenë të dendura, por me kohëzgjatje të shkurtër.
Deri më tani nuk raportohet zyrtarisht për dëme materiale apo në bujqësi të shkaktuara nga moti i keq, ndërsa autoritetet lokale po ndjekin situatën me kujdes në rast se kushtet atmosferike përkeqësohen më tej.
and then