Gjetjet e Progres-Raportit të BE për Shqipërinë, Erisa Xhixho: Media është nën presion! Rasti më i fundit, agresioni ndaj News24 dhe gazetarëve

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cilëson Progres-Raportin e BE për Shqipërinë, si një konfirmim të gjendjes dramatike të vendit nën qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës.

Në një mesazh në rrjetet sociale, deputetja e PL shkruan se ndër treguesit që nuk janë përmirësuar është dhe presioni ndaj medias.

“Media është nën presion, ndërsa e vërteta heshtet me gjoba dhe kërcënime — rasti më i fundit, agresioni ndaj News24 dhe gazetarëve, të gjitha këto në kundërshtim flagrant me nenin 10 të KEDNJ-së mbi lirinë e shprehjes”, shkruan Xhixho.

Mesazhi i plotë

Ashtu si çdo vit, Progres-Raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë konfirmoi gjendjen dramatike të vendit nën qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës.

Raporti tregon qartë se, krahasuar me një vit më parë, nuk ka përmirësim në asnjë nga treguesit kryesorë të demokracisë, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.

Komisioni Europian thekson se:

Zgjedhjet mbeten të manipuluara dhe me fushë-lojë të pabarabartë;

Korrupsioni është endemik dhe i pandëshkuar;

Sistemi gjyqësor është në kolaps;

Parlamenti ka humbur funksionin e mbikëqyrjes ndaj qeverisë;

Media është nën presion, ndërsa e vërteta heshtet me gjoba dhe kërcënime — rasti më i fundit, agresioni ndaj News24 dhe gazetarëve, të gjitha këto në kundërshtim flagrant me nenin 10 të KEDNJ-së mbi lirinë e shprehjes.

Administrata është e politizuar dhe e përfshirë në sistem patronazhimi gjatë zgjedhjeve;

Krimi i organizuar vazhdon të jetë i fuqishëm dhe i lidhur me ekonominë;

70% e fëmijëve shqiptarë jetojnë në rrezik varfërie!

Ky raport është një këmbanë alarmi ndaj një modeli qeverisjeje që ka shkatërruar institucionet dhe ka zhbërë besimin e qytetarëve te shteti.

Shqipëria sot nuk vuan nga mungesa e ligjeve, por nga mungesa e zbatimit të tyre.

🇪🇺 Integrimi europian nuk kërkon vetëm miratimin e reformave në letër, por zbatim real dhe efektiv që sjell ndryshim në jetën e përditshme të qytetarëve.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime Ekonomike, me këtë ritëm Shqipërisë do t’i duhen 64 vite për të arritur standardet e Bashkimit Europian!

Kjo është pasqyra më e qartë e dështimit të qeverisë Rama dhe humbjes së çdo standardi demokratik.

🇦🇱 Shqipëria meriton më shumë.

Meriton institucione që funksionojnë, drejtësi të pavarur, të shpejtë dhe me integritet, dhe një qeveri që e afron vendin me Europën — jo që e izolon atë në korrupsion dhe varfëri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×