LAJMI I FUNDIT/ Gjendet një person i pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin

PEQIN – Rreth mesditës së sotme, në afërsi të trasesë së hekurudhës që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin, është gjetur një person i pajetë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë lokale.

Forcat e policisë , shërbimit zjarrfikës fhe spitalit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për identifikimin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

Burime policore bëjnë me dije se ende nuk ka detaje të imtësishme lidhur me rrethanat e ngjarjes, por hetimet janë në vijim dhe pritet që në orët në vijim të zbardhen më shumë detaje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×