“S’më hëngri politika, por shokët!”/ Kryemadhi jashtë petkut të politikanes flet për divorcin: Ndarja me Metën, i rriti më shumë fëmijët tanë

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi flet detaje nga jeta përtej politikës. Përballë gazetares dhe moderatores Nisida Tufa, në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Kryemadhi foli për jetën e saj pas divorcit si dhe përjetimet e fëmijëve të saj.
“Tani jam më e lirë. Të vetmin ndryshim që kam sot, është se në mëngjes, nëse më parë në krevat kisha Ilir Metën, sot kam Borën. S’kam pasur titull më parë. Kam qenë në shërbim të të rinjve.”, tha ajo.

Duke u ndalur te divorci, Kryemadhi tha se fëmijët e saj i rriti më shumë ndarja e prindërve të tyre. “Fëmijet janë shumë të rritur. Divorci i rriti akoma më shumë. Nuk e mendonin. Por janë shumë të qetë, të pjekur. Janë të lënduar nuk diskutohet, por për shkak të shkollimit të tyre, mendojnë ndryshe. Tani po njohin tamam nënë dhe babanë. Na shihnin njerëz hermetik dhe robot.”, tha ajo.

Kryemadhi tha se kanë qenë shokët politikë ata që e ‘hëngrën’ politikisht. “Mua s’më hëngri politika, por shokët. Historitë u përdorën për të larguar Monikën. Po të shikosh të gjithë historikun e Monikës, ka promovuar vetëm të rinjtë. Largimi im, largoi mekanizmin e barazisë. Erdhën njerëz nga rruga që e rrudhën partinë.”, tha Kryemadhi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×