“Të fortit” të bandës së Durrësit i vdes i jati, Drejtoria e Burgjeve i jep leje për të marrë pjesë në varrim

Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ndodhet në qeli në burgun e Durrësit, do të qëndrojë sot për disa orë jashtë qelisë, për një arsye familjare.

Babai i tij ka ndërruar jetë dhe ceremonia e varrimit do të kryhet të shtunën në Durrës.
Mësohet se orari i lejes që ka dhënë Drejtoria e Burgjeve është 12:30-16:00 dhe Lulzim Berisha do të shoqërohet në masa të rrepta sigurie.
Pas 1 viti e 3 muaj i arrestuar në Spanjë, Lulzim Berisha u ekstradua në Shqipëri më 18 mars.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×