
Pas sfidës së humbur 0-2 ndaj Vorës, tekniku i Tiranës Ardian Nuhiu, tregoi këndvështrimin e tij.
“E prisje këtë vështirësi me Tiranën? Nuk e kam pritur që të startoja në këtë formë. E shoh që kam shumë punë realisht. Sot pashë një skuadër që po kërkonte që të jepte në fushë atë që bëjmë në stërvitje. Në dy momentet më të mira, u ndëshkuam. Jemi të goditur në aspektin psikologjik, do kohën e vet. Ky moment pushimi na vjen në ndihmë për t’u qetësuar dhe menduar. Shkojmë mirë deri te zona, por na mungon pasimi final për të finalizuar. Nga dy gabimet tona përsëri, u ndëshkuam.
Tabekou i kemi kërkuar që kur futet në mesfushë, të ikë Vera lart. Në pjesën e dytë për shkak të rezultatit, u munduam të rrezikonim, kaluam Tabekou në sulmues krahu. Kur kemi qenë lart me skuadrën, jemi munduar ta mbyllim me mesfushorët e fundit. E di personalisht që kjo manovër dhe lëvizje do kohën e vet, por thashë që në pjesën e dytë kishim qarkullim topi, por duhet më tepër forcë për të rrezikuar kundërshtarin.
Futbollistët i njoh, edhe pse s’kam qenë pjesë e kampionatit i kam ndjekur ndeshjet. Meta më bëri përshtypje në mënyrën si është paraqitur. Gjithashtu Haxhiu, e dimë që është sulmues krahu, por e përdorëm si mbrojtës të djathtë për të avancuar dhe futur topa në zonë. Ky dy javorsh është i mirëseardhur për mua dhe ekipin, kam besim se do të përmirësohemi dhe të mos pësojmë lehtë. Duke përshpejtuar për të dalë para, humbëm topin, ajo penallti duhej menaxhuar më mirë.
Vogli, pse nuk aktivizohet? Padiskutim edhe për mua është futbollist i rëndësishëm. Kemi ndeshje deri në fund, do t’i vijë mundësia edhe atij. E shoh lojtar me perspektivë dhe ka luajtur mirë ndaj Partizanit, por në momentin që duhet të jetë titullar, duhet ta mbajë dhe të shfrytëzojë mundësinë. E shoh me sy pozitiv.
Grinta e lojtarëve? Ne kemi vlerësuar që duhet të jemi më afër, të jemi më kompakt. Në momentet që je më kompakt, duhet të vraposh më pak. Këtë javë që vjen duhet të punojmë në aspektin e përgatitjes fizike, të shtojmë intensitetin dhe grintën”, tha Nuhiu.
and then