
Me një biletë për në Botëror, të rezervuar dy xhiro përpara fundit, Anglia bëhet gati për dy takimet e fundit, kundër Serbisë në “Wembley” dhe ndaj Shqipërisë në “Air Albania”. Trajneri Thomas Tuchel kërkon të mbajë ekipin të karikuar, kjo shihet qartë edhe në listën që tekniku gjerman bëri publike, ku ka ftuar jo vetëm Harry Kane me shokë, bazën e skuadrës që ka punuar në këtë fazë kualifikuese, por ka rikthyer edhe lojtarë si Jude Bellingham dhe Phil Foden.
Në Angli, mediat shkruajnë se në radhët e Federatës Angleze të Futbollit janë shumë të kënaqur me punë dhe lojën që ekipi përfaqësues ka shfaqur gjatë kësaj faze kualifikuese, 6 ndeshje 6 fitore, 18 gola të shënuar 0 të pësuar. Edhe Tuchel ndihet komod në stolin e “Tre Luanëve”, është gati të vijojë bashkëpunimin edhe pas përfundimit të Botërorit FIFA2026, kohë kur përfundon dhe kontrata e tij: “Unë isha ai që kërkova një kontratë me terma afatshkurtër pasi nuk e kisha shumë të qartë punën, atë që do të më kërkohej dhe se si do të ndihesha. Fokusi është Botërori, por Federata e di që jam i lumtur këtu”, u shpreh Tuchel.
Trajneri i Anglisë kërkon të ruajë trendin e rezultateve pozitive, kërkon të mbajë ekipin në nivele të larta, për këtë arsye ndaj Serbisë dhe Shqipërisë kërkon jo vetëm 3 pikët, por dhe një lojë që të argëtojë tifozët: “Gjithçka ka të bëjë me fitoren, duhet të fitosh, të fitosh dhe vetëm të fitosh, vetëm kjo ka rendësi, ky është drejtimi i duhur dhe ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të fitojmë”, u shpreh Tuchel.
()
and then