
Një 46-vjeçar nga Tirana, Altin Celami, ka rënë në prangat e policisë pas një operacioni të koduar “Gun Expert”, gjatë të cilit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.
Në njoftimin zyrtar, policia e Tiranës thotë se 46-vjeçari furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.
Altin Celami ishte i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal. Celami është arrestuar edhe në vitin 2022 si person i dyshuar se ndihmonte dhe furnizonte me arme grupet kriminale. Për shkak të saj, ishte pezulluar nga funksionet ushtarake në repartin e Pezë Helmez
“Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.
Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë
and then