
Trupi i pajetë i një 65-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fushë-Arrëzit.
Sipas informacionit paraprak nga policia, viktima është identifikuar si shtetasi P. M., ndërsa trupi i tij është gjetur në hyrje të qytetit.
Nga këqyrja e parë nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
and then