Berat, përfundon numërimi i kutisë së parë të votimit, i pari në garë me 145 vota kandidati i PS Ervin Ceca

Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë e Beratit.

Sipas informacioneve të para, nga numërimi i kutisë së parë në KZAZ-67 në Berat që i përket QV  3319, kutia e fshatit Bilçë, rezulton se kandidati i PS Ervin Ceca ka marrë  145 vota, kandidati i pavarur Pavllo Shkarpa 8 vota dhe
6 vota të pavlefshme.

Në total janë gjithsej 44 kuti votimi që pritet të numërohen. Në zgjedhjet e pjesshme lokale në bashkinë e Beratit, morën pjesë  19.98% e qytetarëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×