
Flamurtari ka njoftuar se Alesandro Bolzan ka dalë me sukses nga operimi. Sulmuesi i afruar me bujë nuk do të jetë kështu në dispozicion të skuadrës për disa kohë.
Njoftimi i Flamurtarit:
“Flamurtari Football Club njofton se lojtari Alesandro Bolzan ka dalë me sukses nga operimi dhe ndodhet aktualisht në fazën e rikuperimit.
Operacioni ka kaluar mirë dhe procesi i rikuperimit po ecën sipas parashikimeve të stafit mjekësor. I urojmë Alesandro Bolzan shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushë”, shkruan klubi.

and then