“Nuk duhet të shkonim me kandidatë apolitikë në zgjedhje”, Lisandër Hoxha: PD nuk shfrytëzoi situatën në PS, me një zv/kryeministre të pandehur

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha i ftuar në studion e Neës24, ka komentuar pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan të dielën në 5 bashki të vendit, në Vlorë, Mat, Berat, Cërrik dhe Tepelenë.

Hoxha tha se ai e ka shprehur qëndrimin e tij më herët, që PD të dilte në zgjedhje me kandidatë politikë, por tanimë pas këtij rezultati, PD duhet të bëjë një analizë për këtë çfarë prodhoi 9 nëntori.

Sipas tij, opozita duhet të shfrytëzonte situatën jo të mirë në të cilën ndodhet mazhoranca, me një zv/kryeministre të marrë të pandehur nga SPAK.

“Duke patur parasysh se cfarë po ndodh në kampin e majtë, me zv/kryeministren e pandehur, ne nuk arritëm të optimizojmë votën.

sot gjithcka komandohet nga maja e piramidës cka bën që qytetarët ti shohin totalisht pa rëndësi zgjedhjet pork jo është fatale për opozitën. Kjo gjë mesa duket duke parë shifrat nuk ka ndodhur. Këto zgjedhje nuk prodhuan legjitimitetin e kryetarëve të rinj, por jolegjitime e morale. Çfarë kryetari bashkie është ai në Vlorë ku votuan 12% e qytetarëve”, tha përfaqësuesi i PD, Lisandër Hoxha.

Lisandër Hoxha; kam mbajtur qëndrimin tim politik që PD të dilte me kandidatë politikë. zgjedhjet nuk kanë marrë rëndësinë e duhur nga opozitarët. Është një situatë jo e mirë, por ne nuk duhet të shkonim në mënyrë apolitike dhe duhet ti qartësonim qytetarët se përballë kujt jemi dhe çfarë duhet të arrijmë .

Duke patur parasysh se cfarë po ndodh në kampin e majtë, me zv/kryeministren e pandehur, ne nuk arritëm të optimizojmë votën.

sot gjithcka komandohet nga maja e piramidës cka bën që qytetarët ti shohin totalisht pa rëndësi zgjedhjet pork jo është fatale për opozitën. Kjo gjë mesa duket duke parë shifrat nuk ka ndodhur. Këto zgjedhje nuk prodhuna legjitimitetin e kryetarëve të rinj, por jolegjitime e morale. Çfarë kryetari bashkie është ai në Vlorë ku votuan 12% e qytetarëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×