
Një nga risitë e procesit të zgjedhjeve të pjesshme lokale është që në Tepelenë numërimi i votave përveç mënyrës tradicionale, do të kryhet edhe me Inteligjencë Artificiale.
News24 ka siguruar pamje nga qendrat e votimit ku janë instaluar pajisjet e nevojshme.
Në pamje shihen kamerat që sipas sqarimit të kreut të KQZ Ilirjan Celibashi, shërbejnë për leximin e fletëve të votimit, rezultati nga të cilat dërgohet menjëherë në KQZ.
“Në çdo tavolinë numërimi ka të instaluar kamera që filmojnë çdo fletë votimi. Të gjitha filmimet, përmes një programi kompjuterik që bazohet në AI do të bëjë lejimin automatik të fletëve të votimit, do të kuptojë sistemi se për kë është votuar.
Rezultati vjen automatikisht në KQZ pa pritur të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e komisionit. Duhet të pranojmë që jo shumë janë të familjarizuar me AI dhe mënyrën se si funksionon”, tha ai në një nga daljet e tij për media, ku ka dhënë dhe përditësimin e fundit në lidhje me procesin.
and then