Pjesëmarrja e ulët në votime, analisti: PD dhe PS po braktisen nga baza. Opozita nuk po shfrytëzon momentin

 

Analisti Ben Andoni, i ftuar në studion e News24 ka analizuar përqindjen e ulët të pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme vendore që po mbahen në 5 bashki të vendit.

Andoni tha se ajo cka po shikohet nga shifrat e ulëta është braktisja e votimeve nga elektorati i majtë dhe i djathtë.

Sipas analistit, dihet që këto 5 bashki janë bastione të PS dhe Andoni e lidh këtë me mënyrën sesi kryeministri ka trajtuar drejtuesit vendorë. Ndërsa sipas tij, ky është një moment që duhet të ishte shfrytëzuar nga opozita.

“PD ka një problem shumë të madh, me njohjen e bazës së saj, njerëz që kanë interesa jo vetëm ti mbështesin. Në kohën ku jetojmë PD ka shumë kauza. Janë 61 bashki nga të cilët 60 janë personazhe ose të lidhur me bashkitë janë objekt i SPAK. Ky është një moment që mund ta kthejmë në kauzë. Mënyra si është sjellë Rama me drejtuesit lokalë janë tejet imagjinatës, por dhe nga baza e demokratëve ka mungesë besimi se këto zgjedhje do të përkthehen me më shumë shërbime për ta.

Ben Andoni: ka një lloj dorëzimi të elektoratit në këto zgjedhje, këto dihet që janë bastione të PS, nga ana tjetër kur është parë që opozita nuk ka treguar kujdesin mjaftueshëm dhe ata kanë një lloj dorëzimi, njerëzit që kanë një kulturë për ta votuar, kanë zgjedhur ta braktisin. Por shifrat nuk janë shumë larg zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 11 maj.

Por ka gjithnjë e më shumë refuzim pasi vota e tij nuk përkthehet me shërbimet.

PD ka një problem shumë të madh, me njohjen e bazës së saj, njerëz që kanë interesa jo vetëm ti mbështesin. Në kohën ku jetojmë PD ka shumë kauza. Janë 61 bashki nga të cilët 60 janë personazhe ose të lidhur me bashkitë janë objekt i SPAK. Ky është një moment që mund ta kthejmë në kauzë. Opozita rrotullohet në një qerthull të vogël dhe ata e kanë braktisur bazën. Një pjesë e madhe e bazës dhe për PS. Mënyra si është sjellë Rama me drejtuesit lokalë janë tejet imagjinatës. Disa herë kam menduar se konstatimet e tij janë të drejta por mënyra e kritikës është jo e duhur. Pasi ata janë të zgjedhur nga populli. Gjithnjë e më shumë pjesa e më e madhe e buxheteve të bashkive shkon për rroga por jo për investime.

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×