“Pozitat e Ramës në Tiranë u tronditën”, Këlliçi: Ky është momenti i artë për të ndodhur rotacioni

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, tha se pozitat e kryeministrit Ed Rama u tronditën në Tiranë, pas ju komunikuan akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Ballukut.

“Ramës nuk duhen shumë vatra konfliktit pasi e burgosi Veliajn sigurisht duke i vendosur motrën e tij Ballukun në krye të Bashkisë. Ai ekzekutoi përfundimisht Veliajn. Në momentin që ju komunikua akuza Ballukut.

Është instrumenti që mban të vajosur makinerinë korruptive të PS kudo që shkon në Fier në Dibër dhe tani në Tiranë. Pozitat e Ramës në Tiranë u tronditën. Në këtë moment Rama ka ndërruar duke minimizuar vatrën e tensionit me Veliajn në dhe nga ana tjetër duke i dhënë garanci Ballukut që nuk do të preket.”, theksoi Këlliçi.

Këlliçi theksoi se ky është momenti më i mirë për të sjellë rotacionin në Shqipëri pasi sipas tij në qeveri zv.kryeministrja është kapur në flagrancë dhe sipas tij, paraardhësi i Ballukut, Arben Ahmetaj ndodhet ende në arrati.

“Ky është një moment i artë dhe nuk besoj që do të vijë një moment që kapet kaq në flagrancë zv.kryeministrja. Mos harroni që zv.kryeministri tjetër është në arrati.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×