Sot zgjedhjet e pjesshme lokale, 335 mijë qytetarë do të votojnë për 5 krerët e bashkive në Mat, Vlorë, Tepelenë, Berat dhe Cërrik

Sot rreth 335 mijë qytetarë do të thirren në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e 5 bashkive, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat.

Numrin më të madh të zgjedhësve, e ka Vlora me pothuajse 171 mijë, ndërkohë që tepelena ka numrin më të votën, rreth 13 mijë votues.

Në këto zgjedhje Partia Socialiste kandidon Brunilda Mersinin në Vlorë, në Berat Ervin Ceca, në Tepelenë Gramoz Sakom, në Cërrik Florenc Doka dhe Mat Altin Bojni.

Opozita nuk ka propozuar asnjë emër politik, por do të mbështesë kandidatët e pavarur. Për kryebashkiak të Vlorës, opozita mbështet Dionis Sota, ndërkohë që në garë është edhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak, që në vitin 2023 u zgjodh në listën e Parisë Demokratike. Për Beratin, opozitarët mbështesin të pavarurin Pavlo Shkarpës. Në Tepelenë Gabriel Guma, në bashkinë Cërrik, kandidojnë edhe i pavaruri Amarildo Hoxha, si dhe Eligert Hima, përfaqësues i “Lëvizja Shqipëria Bëhet”. Ndërsa për Bashkinë e Matit kandidojën i pavaruri Eduart Brahilika dhe ish-ish drejtuesja e Frumit të Gruas në PS në Mat Suzana Pasha.

Për të garantuar sigurinë në 5 bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash.

Mbi 600 punonjës policie do të dalin në terren përgjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi, si dhe 9 godinat ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve KZAZ-ve ku do të zhvillohet edhe procesi i numërimit të votave.

Kryebashkiakët që do të zgjidhen të dielën, do të gëzojnë mandatin deri në vitin 2027, kur do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor në të gjithë vendin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×