
Deputetja e PL, Erisa Xhixho, theksoi se vjedhja e Tunelit të Llogarasë ka shkuar në 75 mln euro, dhe sipas saj, kjo nuk ka ndodhur pa djeninë e kryeministrit Edi Rama.
“Së pari të analizojmë se çfarë ka ndodhur dhe ky është një skandal. Mund të vjedhësh një popull, por të vjedhësh më të varfër në Evropë.. Kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive të mbi 50 milionë euro në anulimin nga tenderi i parë dhe i dytë nga Balluku.
Dhe nga ana tjetër është denoncuar së fundmi se në projektin fillestar ka pasur dy ura dhe në përfundimtarin janë zhdukur dhe kostoja është mbi 25 mln euro. Vjedhja shkon në 75 mln euro. Padyshim në këtë vendimarrje që dardhat dhe mollët nuk u hëngrën pas krahëve të Edi Ramës. Këtu kemi një sistem të korruptuar një bashkëpunim mes Ramës dhe Ballukut.”, tha ajo.
Xhixho theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku e cila sipas saj ka përgegjësinë kryesore për aferën në Tunelin e Llogarasë duhet të ishte shkarkuar.
“Jemi në kushtet kur kemi një aktakuzë do duhet të kishte dhënë dorëheqjen ose një shkarkim. Nuk mund të kemi as dorëheqje as aktakuzë dhe znj.Balluku vijon punën. Meta mbahet ne izolim për një vit. I arrestuar në mënyrë kriminale.
Me proceduar të raportuar nga Avokat i Popullit me polic me maskuar dhe me urdhër të Edi Ramës për të dëmtuar PL. Nuk ka asnjë fakt penal ndaj Metës.”, shtoi Xhixho.
and then