Akuza të reja nga SPAK? Ish-prokurori: Balluku mund të përballet me dosje të tjera!

Ish-prokurori Eugen Beci ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke lënë të kuptohet se çështja aktuale mund të mos jetë e vetmja. Në një diskutim në ‘Log’ në News24, Beci tha se hetimi ndaj Ballukut mund të zgjerohet edhe në drejtime të tjera të lidhura me aktivitetin e Ministrisë së Infrastrukturës, ku sipas tij, mund të ekzistojnë dosje të tjera nën verifikim nga SPAK.

“Fakti që zëvendëskryeministrja e Shqipërisë është marrë nën hetim, më bën të besoj se SPAK do të ecë më tej me prova të tjera që mund të çojnë në hetime të reja për çështje të tjera që janë aktualisht në proces,” -deklaroi ish-prokurori.

Sipas Becit, hetuesit e SPAK-ut po ndjekin një qasje objektive për caktimin e masave të sigurimit, por gjithçka varet nga zhvillimi i provave. “Nëse faktohet se mund të cënohen provat, atëherë SPAK mund të ketë arsye të forta për të kërkuar masa sigurie më të rënda,” -shtoi ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×