“Ambasadorja Kim shkoi në zyrën e Nikollës dhe…”, Erl Murati: Kur presioni ndërkombëtar është i madh, Rama i lëshon të vetët!

Erl Murati, tha sot në “Log” në News24 se pa ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara dhe të ambasadores amerikane, Yuri Kim Komisioni Hetimor për inceneratorët nuk do të kishte zgjatur afatet. Duke u ndalur te çështja Balluku, Murati tha se kur presioni i ndërkombëtarëve ndaj Ramës është i madh, ky i fundit detyrohet që t’i lëshojë të vetët.

“Presioni ndërkombëtar ndaj Ramës është aq i madh sa ai detyrohet të lëshojë të vetët. Kryeministri, kur mbron të vetët, mbron veten. Por kur presioni është i madh, ai detyrohet të veprojë ndryshe,” tha Murati.

Ai theksoi rëndësinë e ndërhyrjes ndërkombëtare në garantimin e funksionimit të komisioneve hetimore në vend, duke nënvizuar se pa këtë presion, disa çështje të rëndësishme mund të mbeten të pazgjidhura.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×