“Berisha është thirrur për “21 Janarin” si person në dijeni”, Klodiana Lala: Do të pyetet pse nuk zbatoi urdhrin e Ina Ramës, dyshohet se u prishën provat

Gazetarja e News24, Klodiana Lala e ftuar në Log ka deklaruar se kryetari i PD, Sali Berisha, është thirrur në SPAK si person në dijeni për 4 vrasjet e 21 Janarit 2011.

Lala tha se është dhe një çështje tjetër për të cilën do të pyetet Berisha dhe që ka të bëjë me moszbatimin e urdhrit të prokurorisë së asaj kohe, për ndalimin e zinxhirit të drejtuesve të gardës së Republikës.

“Berisha do të duhet të japë shpjegime pse nuk u zbatua urdhri. Pasi sipas hetimeve të kohës, ai i mbajti gardistët brenda ambienteve të kryeministrisë, dhe sa kohë kishte imunitet, prokuroria nuk hynte dot në ambiente u shfrytëzua kjo kohë për të prishur provat, u fshi serveri, u zhdukën pamjet filmike, u ndërrua gjilpëra e armës së përdorur nga Ndrea Prendi”, tha Lala.

Klodiana Lala: I është dërguar Berishës një fletëthirrje në SPAK për tu paraqitur për 21 janarin. Ka qenë kryeministër në detyrë në 21 janar 2011. Ai do të duhet të japë shpjegime për atë ngjarje. Nuk ka në fokus ekzekutorët por ata që urdhëruan gardën të qëllojnë mbi protestuesit. Është thirrur si person në dijeni për rrethanat e ngjarjes, pasi ka rezultuar se Berisha ka qëndruar në ambientet e kryeministrisë gjatë kohës që kanë ndodhur ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.

Është dhe një cështje për të cilën do të pyetet Berisha. Grupi i ngritur nga prokuroria e Përgjithshme e asaj kohe, Berisha nuk zbatoi urdhrin e kryeprokurores për ndalimin e zinxhirit të drejtuesve të gardës së Republikës.

Berisha do të duhet të japë shpjegime pse nuk u zbatua urdhri. Pasi sipas hetimeve të kohës, ai i mbajti gardistët brenda ambienteve të kryeministrisë, dhe sa kohë kishte imunitet, prokuroria nuk hynte dot në ambiente u shfrytëzua kjo kohë për të prishur provat, u fshi serveri, u zhdukën pamjet filmike, u ndërrua gjilpëra e armës së përdorur nga Ndrea Prendi.

Prokuroria ka 2 vendime, SPAK u vu në lëvizje nga e veja e aleks Nikës



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×