“Deklaratat e Berishës për Ramën, vetëvrasje politike!”, Shehaj: Vendimi për Veliajn, çmenduri juridike! Kryeministri po përdor Kushtetuesen për të mbrojtur të korruptuarit

Kreu i ‘Mundësia’, Agron Shehaj Agron Shehaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin e Erion Veliajt, duke e cilësuar atë një “teatër politik” dhe një “çmenduri ligjore”, që sipas tij tregon përfshirjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama në përdorimin e institucioneve për mbrojtjen e njerëzve të tij.

“Përveç çështjeve teknike, këtu kemi të bëjmë me një reagim të mazhorancës. Madje, në disa raste duket se reagimet kanë ardhur edhe nga opozita. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u shit si teatër, si përplasje me Ramën, por në fakt është një farsë. Ishte çmenduri të dëgjoje se PD ishte kundër shkarkimit të Veliajt, pra kundër faktit që një i arrestuar për korrupsion nuk mund të drejtojë një bashki nga burgu,” –u shpreh Shehaj sot në “Log” në News24.

Shehaj tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë asnjë shpjegim bindës se si është e mundur që një kryebashkiak nën arrest për korrupsion të qëndrojë në detyrë.

“E kuptoni se çfarë çmendurie është kjo? Në cilin vend perëndimor ndodh që një kryetar bashkie në burg, i akuzuar për vjedhje dhe korrupsion, të vazhdojë të jetë në detyrë me vendim gjykate? Dhe më pas, del Gjykata Kushtetuese dhe thotë se ju duhet ta mbani atë si kryebashkiak.”, tha ai.

Shehaj i referohet edhe deklaratave të mëvonshme të Ramës, i cili sipas tij ka bërë thirrje për “shpëtimin” e Veliajt, ndërkohë që edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është nën hetim. “Vetëm pak ditë më vonë, Rama, që ka nën hetim edhe Ballukun, doli dhe tha: ‘U duhet ta nxirrni Veliajn’. A ishte batutë? Po tallej? Unë e lexoj ashtu siç është shkruar. Ai ka thënë atë që unë lexova.”. Sipas Shehajt, kjo tregon një përplasje të hapur mes pushtetit ekzekutiv dhe drejtësisë, ku Rama po tenton të kontrollojë edhe Gjykatën Kushtetuese. “Këtu ka nisur përplasja e rrezikshme mes pushtetit ekzekutiv, gjykatave dhe drejtësisë. Rama po përdor Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur njerëzit e vet. Dhe pyetja është: ku është PD-ja në gjithë këtë? Si është e mundur që PD del në krah të Veliajt? Kjo është e papranueshme.”, përfundoi ai.

Shehaj komentoi dhe deklaratën e Berishës se do të ulje në një tryezë me Ramën për të folur për Territorialen apo deh reformën zgjedhore. “Del kreu i opozitës dhe thotë; ne do të ulemi me Ramën në tryezë. Kjo është vetëvrasje politike. Rama ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e opozitës, të PD, për të ruajtur veten.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×