Dosja “21 Janari”/ Sali Berisha thirret për t’u paraqitur të premten në SPAK, zbulohet arsyeja

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është thirrur për t’u paraqitur të premten në SPAK për dosjen “21 Janari”.

Sipas informacionit të raportuar nga gazetarja Klodiana Lala, Berisha është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.

Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Më herët për 21 Janarin u paraqit në SPAK Lulzim Basha, i cili ishte Ministri i Brendshëm në detyrë në 21 janar 2011.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×