
Gazetarja, Klodiana Lala, theksoi se për rastin e 21 janarit SPAK do të zbulojë se çfarë e pengoi Prokurorinë e Përgjithshme të zbatonte urdhrat.
Ajo shton se SPAK mund të thërrasë për këtë çështje edhe kryeministrin Edi Ramën dhe Prokuroren e asaj kohe Ina Ramën
“SPAK-u nuk e mori në fillim këtë çështje dhe tha që i takon prokurorisë së Tiranës e veja e Aleks Nikës e ndoqi deri në gjykatën e Lartë. Dhe kjo e fundit gjeti SPAK-un kompetent.
Dhe gjatë kësaj kohe që nga vendimi gjykatës së lartë janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Janë marrë komunikimet nga Nika në radio janë marrë edhe dëshmi të tjera. Dhe deri kur shkon në nivelin politik është pyetur ish-ministri i brendshëm Sali Berisha. Për të pasur një hetim tërësor duhet të thirret edhe z.Rama. Dhe në rastin konkret duhet të thirret prokurja e atëhershme Ina Rama e cila duhet të japë shpjegime se çfarë ndodhi në atë kohë që nuk u lejua prokuroria e përgjithshme të zbatojnë urdhrat e saj.”, tha Lala.
and then