“Kushtetuesja po përdoret si armë kundër SPAK-ut”, Shehaj: Drejtësia e sotme e rrezikon maxhorancën

Kreu i Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log në News 24 deklaroi se Gjykata Kushtetuese po përdoret nga kryeministri Edi Rama si armë kundër SPAK-ut.
Shehaj tha se drejtësia sot në Shqipëri rrezikon ta burgosë Ramën.

“Gjykata Kushtetuese po përdoret nga Edi Rama si shumë pushtete të tjera për të mbrojtur veten dhe të korruptuarit. Ju shikoni përplasje e madhe për anëtarin e ri për Asim Vokshin dhe ju do shikoni çfarë loje po bëhet.

Gjykata Kushtetuese është arma e vetme që i ka mbetur Ramës për tu mbrojtur nga SPAK-u. Unë besoj se sot ka një drejtësi që nuk ka pasur. Dhe rrezikon ta marrë Edi Ramën ta fusin në burg. Dhe pasoja e tij është që ai do të mbrojë veten.”, tha Shehaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×