Nën hetim nga SPAK/ A do të arrestohet Belinda Balluku? Ish-prokurori Beci sqaron procedurën

Pas publikimit të përgjimeve dhe nisjes së hetimeve nga SPAK, një nga pyetjet më të mëdha që po shtrohet është nëse zv.kryeministrja Belinda Balluku mund të përfundojë në burg. Ish-prokurori Eugen Beçi, ka sqaruar sot nw ‘Log’ nw News24 se një skenar i tillë nuk është domosdoshmërisht i detyrueshëm, pasi gjithçka varet nga vepra penale për të cilën ajo akuzohet dhe niveli i rrezikshmërisë së saj juridike.

“Jo domosdoshmërisht. Nuk hyn te ato veprat penale që kanë një marzh të lartë dënimi. Akuza për shkelje të barazisë në tendera, për shembull, nënkupton se SPAK ka lidhur procedurën e një tenderi me komunikime, apo marrëdhënie që mund të kenë ndikuar në procesin e përzgjedhjes,” tha Beci. Sipas tij, nëse hetimi nis për shkelje administrative apo korrupsion pasiv, atëherë rasti do të trajtohet ndryshe.

“Nëse është bërë nga një padi ose për shkelje të korrupsionit, çështja do të hetohet. Por masa e sigurimit nuk është automatike.”, pohoi ai. Ish-prokurori theksoi se masa e sigurimit për gratë trajtohet me më shumë kujdes, nëse ekzistojnë rrethana të veçanta humane. “Një zonjë me fëmijë të porsalindur, apo me probleme të rënda shëndetësore, mund të përfitojë lehtësim në masën e sigurisë. Por për pjesën tjetër nuk ka përjashtime – ligji është i njëjtë për të gjithë,” u shpreh ai.

Sipas Becit, duke qenë se Balluku nuk është e zgjedhur me mandat parlamentar, ajo nuk gëzon imunitet, prandaj nëse SPAK kërkon masë sigurie, mund ta bëjë drejt në Gjykatë. “Si zv.kryeministre, Balluku nuk është e zgjedhur. Kjo do të thotë se mund të thirret direkt në gjykatë për të siguruar masën e sigurisë, pa pasur nevojë për procedura parlamentare,” shtoi ish-prokurori.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×