“Pas Ballukut e Veliajt, tani presim Edi Ramën para drejtësisë”, Agron Shehaj: Jemi para një realiteti të ri, erdhi dita që drejtësia po vepron kundër të gjithëve

Deputeti Agron Shehaj i ftuar në Log u shpreh se Shqipëria ndodhet para një realiteti të ri ku para drejtësisë po shkojnë zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion, deri tek numri 2 i qeverisë, zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK.

Shehaj tha se nuk ka rëndësi për cfarë cështje do të gjykohen, por fakti që po shkohet drejt një realiteti të ri ku dhe kryeministri mund të shkojë para drejtësisë.

“Vetëm kjo ka mbetur. Unë shoh faktet cfarë ka ndodhur. Deri para 1 viti asnjë në Shqipëri nuk e besonte se do të dilte para drejtësisë, por kur doli? Kur dolën drejtorët e tij. Kështu dhe Balluku, koha tregoi që u morën me drejtorët e Belindës dhe më pas me të vetë”, tha Shehaj.

Agron Shehaj: Erdhi dita që drejtësia po vepron kundër të gjithëve, nëse deri dje këtu sundonte pandëshkueshmëria, tani nuk është kështu. Me Dumanin ka ndryshuar gjithcka, po heton të gjithë.

Të gjithë duhet të dalin para drejtësisë për cfarë kanë bërë, për cdo akuzë. Ajo që është e rëndësishme për tu thënë se cili do të jetë reagimi i klasës politike. Sot që ka një drejtësi që nuk pyet për asnjë, dhe që ka vënë në shënjestër dhe kryeministrin.

Ne prisnim prova për inceneratorin për Erjon Veliajn, ai u kap për të tjera. Për mua ska rëndësi për kë do hetohen, për tunelin e Vlorës, aeroportin, mua më intereson fakti që unë kam besim po shkojmë drejt një realiteti të ri që dhe kryeministri mund të shkojë para drejtësisë. Vetëm kjo ka mbetur. Unë shoh faktet cfarë ka ndodhur. Deri para 1 viti asnjë në Shqipëri nuk e besonte se do të dilte para drejtësisë, por kur doli? Kur dolën drejtorët e tij. Kështu dhe Balluku, koha tregoi që u morën me drejtorët e Belindës dhe më pas me të vetë.

Dhe me Edi Ramën po ndodh e njëjta gjë. Po merren me vartësit e tij.

Por kjo ska për të ndodhur lehtësisht me Ramën. Ditën që do të dalë para drejtësisë Edi Rama atëherë do të shohom përplasjen mes politikës dhe drejtësisë.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×