Pogradec/ Sherri në Këshillin Bashkiak, policia mbërrin për të shoqëruar dy personat e përfshirë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka mbërritur në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, pas sherrit të dhunshëm që ndodhi mes një prej këshilltarëve me një qytetar.

Pritet që policia të shoqërojë dy personat e përfshirë pas konfrontimit të dhunshëm.

Sipas raportimit të gazetares Lorena Kodra, pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.

Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×