Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku del në konferencë me kryeministrin Edi Rama

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku po mban një konferencë për shtyp me kreun e qeverisë Edi Rama.

Ndërkohë që prej dhjetë ditësh numri dy i qeverisë është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera, lidhur kjo me tunelin e Llogarasë, kjo është dalja e parë e të dyve, bashkë.
prezantimin e projektit “OSHEE Charge”

Rama dhe Balluku po bëjnë prezantimin e “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm.

Kujtojmë se prej datës 27 tetor, SPAK ka marrë të pandehur numrin 2 të qeverisë, Belinda Ballukun

Në njoftimin zyrtar, SPAK shprehet se Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, në rastin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Prokuroria e Posaçme bën të ditur se ka gjetur shkelje gjatë hetimit të procedurës për “ndërtimin e tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himrë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 189 mln euro.

SPAK thekson gjithashtu se në datën 21.10.2025, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398.

“E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00”, vijon më tej reagimi i SPAK.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×