
Kandidatët e PS kryesojnë në të 5-ta bashkitë ku të dielën e 9 nëntorit, qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiaktë.
Kështu, ish-deputetja e PS, Brunilda Mersini kryeson me diferencë të thellë në Bashkinë e Vlorës përballë kandidatëve të pavarur Dionis Sota dhe Gjergj Nika.
Deri tani janë numëruar 122 kuti nga 231 në total. Mersini ka marrë 8590 vota ose 79.3, Sota 1222 vota ose 11.3% dhe Nika 1022 vota ose 9.4%.

Në Berat janë numëruar 41 kuti 116 në total. Ervin Ceca i PS numëron 4641 vota, ndërsa Pavllo Shkarpa i mbështetur nga opozita ka marrë 914 vota.

Në Bashkinë Mat gjithashtu kryeson kandidati socialist, Altin Bojni, duke lënë pas kandidatët e pavarur Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha.

Edhe Bashkia Tepelenë në kutitë e para të numëruara duket se nuk do të ketë surpriza. Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako kryeson garën me rreth 84%.

Edhe Bashkia e Cërrikut duket kapitull i mbyllur. Florenc Doka kryeson me 71.5%, kundrejt Amarildo Hoxhës 15% dhe Eligert Himës 13.5%.

and then