Atentati në Rinas, makina e autorëve gjendet pranë një përroi në pyllin e fshatit Halil. Policët nuk i afrohen dot sepse…

Ky është vendi në fshatin Halil të Krujës, ku autorët e dyshuar të atentatit me një të vrarë dhe një të plagosur dogjën automjetin që përdorën gjatë ngjarjes. Autorët zgjodhën ta digjnin makinën pranë një përroi, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Halil.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të ardhur nga DVP Tiranë, të cilët kanë krijuar edhe perimetrin e sigurisë.

Makina e djegur dyshohet se ka armë brenda por efektivët nuk janë afruar ende pasi nga flakët mund të ndodhë që të shpërthejnë plumbat.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×