Totalisht e shkrumbuar, dalin pamjet nga automjeti i përdorur nga autorët e atentatit pranë Rinasit

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për News24 pamjet nga automjeti i përdorur nga autorët e atentatit pranë Rinasit.

Në foto shihet se automjeti është totalisht i shkrumbuar.

D77154cd A112 43cd 9a36 D4ca5bcaa7b0

Makina e djegur e autorëve të atentatit ndaj Gilmando Danit dhe shoqëruesit të tij Muçi Shaljani (Sheqeri) është gjetur në një përrua, pranë aksit Fushë Krujë-Krujë, mes fshatrave Halil dhe Zall. Në vendin ku u gjet makina nuk ka rrugë të përshtatshme dhe se aty mund të shkohet në këmbë përmes një shtegu.Brenda autormjetit sipas policisë u gjetën 4 armë zjarri.

Atentati në Rinas mbart plot pikëpyetje për mënyrën si arritën autorët të lëvizin të pashqetësuar nga Rinasi në drejtim të Fushë Krujës, duke kaluar edhe disa postblloqe policie, për të djegur më pas makinën në një zonë të thellë dhe të fshehur, vetëm 3 minuta larg qendrës së qytetit dhe rajonit të Policisë së Fushë Krujës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×