Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina bie në humnerë, plagosen pesë të rinjtë (PAMJET)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Novoselë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse, duke përfunduar më pas në një kanal anësor.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur pesë persona, të gjithë të rinj, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe ekipeve të emergjencës, të cilat arritën të hapnin dyert e mjetit dhe të nxirrnin të bllokuarit, atyre u është shpëtuar jeta në kohë.

Burime nga spitali rajonal bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, megjithëse kanë pësuar fraktura dhe dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve që çuan në aksidentin e rëndë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e dëmtuar rëndë, e përmbysur në kanal, ndërsa ekipet mjekësore punonin për transportimin e të rinjve drejt spitalit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×