Andorra, “prere” e preferuar, fitorja detyrim për Shqipërinë

Në letër, Andorra është një rival që nuk ngjall “frikë”, jo vetëm për pozicionin ku ndodhen në Grupin K, në vendin e fundit me vetëm 1 pikë, por Andorra është gjithashtu si një rival që Shqipëria e njeh mirë dhe që i sjell fat. Në të kaluarën jemi përballur 8 herë me shtetin e vogël me afro 81 mijë banorë. Shifrat janë në favor të kuqezinjve teksa kemi fituar 6 ndeshje, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, 4 gola të pësuar 14 të shënuar.

Perballjet
Perballjet

Në përballjen e fundit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “FIFA2026”, Shqipëria triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ku Rey Manaj realizoi një “dopietë”. Ekipi i Sylvinho-s vjen në këtë përballje me moralin e lartë pasi në 4 sfidat e fundit kanë marrë 4 fitore, ku pa diskutim spikat suksesi ndaj Serbisë.

Interesat është fakti që Andorra vjen në këtë takim pas 2 barazimeve dhe 1 humbje në 3 ndeshjet e fundit, diçka e rrallë për një përfaqësuese të vogël. Nuk kanë asnjë dyshim kompanitë e basteve në lidhje me suksesin e kuqezinjtë teksa një fitore e Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 1,22.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×