ATP Torino/ Drejt gjysmëfinales, Alcaraz mund me përmbysje Fritz, fiton edhe Musetti

Carlos Alcaraz ka arritur një fitore të rëndësishme në ATP Finals, duke mposhtur Taylor Fritz 6-7, 7-5, 6-2 në një ndeshje të shkëlqyer që zgjati pothuajse tre orë. Pas humbjes në tiebreak të setit të parë, spanjolli reagoi duke fituar setin e dytë 7-5 dhe dominuar të tretin. Me këtë fitore, Alcaraz është një hap larg sigurimit të vendit të parë në botë dhe kualifikimit në gjysmëfinale, me një ndeshje të mbetur ndaj Lorenzo Musetti.

Për Musetti-n, një tjetër betejë dramatike, ku mundi Alex De Minaur 7-5, 3-6, 7-5, pas një rikthimi të fortë pas humbjes së setit të dytë. Me dy break-u të rëndësishëm në setin e tretë, Musetti mbylli ndeshjen dhe ruajti shpresat për një kualifikim të mundshëm në gjysmëfinale, duke pritur një sfidë të madhe kundër Alcaraz-it.

Kështu, dy fitoret e Alcaraz dhe Musetti mbajnë emocionet të larta në Torino, ku të dy tenistët do të luftojnë për një vend në finale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×