
Analisti, Agim Baçi, theksoi se zv.kryeministrja Belinda Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen që kur u mor nën hetim nga SPAK-u.
Ai përmendi rastin me ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Vodën e cila u arrestua dhe shkarkua vetëm për një arkë me peshk.
“Pas daljes së përgjimeve ishte një dalje në krah midis Ramës dhe Ballukut. Ndodhi dhe kjo, dhe gjasat, dhe aludimet. Ose nuk ja ka kërkuar dorëheqjen ose është pa fuqi, ose e ka kërcënuar.
Ajo që ne dimë sot është se pas marrjes në SPAK, ajo nuk duhet të ishte aty. Ne kemi raste që për arka peshku, si Rovena Voda kanë ikur. Dhe nuk mendoj se qeveria është më e shqetësuar për arkat e peshkut se sa për Tunelin e Llogarasë.
Në këtë lloj pike, ose Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Duhet të kishim një qasje që këta njerëz që akuzohen penalisht nuk duhet të vijojnë. Ja del fajtore pas 3 vjetësh, kush e mban përgjegjësinë? Çfarë ndodh me qytetarët? Duhet të kemi një nivel komunikimi me qytetarët. Rama ka përgjegjësi morale ndaj qytetarëve kur vartësit e tij hanë kumbulla pas shpine. Tashi ose është i paaftë t’i kapësh këta, ose je bashkëpunëtor.”, tha Baçi.
and then