“Balluku i fshihet Kuvendit sepse ka shkelur ligjin”, Bardhi: Ikën në drejtim të paditur sepse e di çfarë ka bërë! Zv.ministrat thonin…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas mungesës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në komisionet parlamentare, ku pritej të prezantonte projektbuxhetin për vitin 2026.

Në një prononcim për mediat, Bardhi akuzoi Ballukun se i është shmangur raportimit në Kuvend në kundërshtim me Rregulloren dhe “ka iku në drejtim të paditur”  pasi është e ndërgjegjshme se ka shkelur ligjin.

“Ju e dini, kategoria e njerëzve që i fshihen apo shkojnë në drejtim të paditur siç ka iku zonja, është kategoria e atyre që janë të ndërgjegjshëm që kanë shkelur ligjin. Vetëm një person që ka shkelur ligjin i fshihet Kuvendit, njëri që nuk e ka shkelur do duhet të vijë në komision”, tha Bardhi.

Bardhi: Shpërndan parat e qytetarëve të Shqipërisë, më të varfërve më Evropë për kompani të paracaktuara prej saj apo të paracaktuara pre Edi Ramës. Ju e dini, kategoria e njerëzve që i fshihen apo shkojnë në drejtim të paditur siç ka iku zonja, është kategoria e atyre që janë të ndërgjegjshëm që kanë shkelur ligjin.

Vetëm një person që ka shkelur ligjin i fshihet Kuvendit, njëri që nuk e ka shkelur do duhet të vijë në komision. Të dy zv.ministrat, të pyetur se ku ndodhet ministrja, na thanë ka punë, nuk e dimë ku është. Ku dy vartësit e saj nuk e dinë çfarë pune ka ministrja, shqiptarët e marrin më mend, është mbyllur në zyrë dhe po paracakton se kujt do t’i jap tenderin e radhës. Për buxhetin duhet të jetë ministri, personi përgjegjës politik, sepse fondet nuk i jepen zv.ministrave është përgjegjësi e ministrit.

Një ministër që i fshihet Kuvendit, ne e dimë që është e pandehur, një javë iu fsheh edhe SPAK-ut, por nuk mund t’i fshihet dot as Kuvendit dhe as Prokurorisë.

Sot Shqipëria është vendi i vetëm në Rajon dhe në Europë që ka një zv.kryeministër dhe ministër që menaxhohen 60% të buxhetit të shteti, të marrë të pandehur nga SPAK për abuzim me detyrën, nuk do gjeni në asnjë vend tjetër. Në Maqedoni u largua ministri brenda 24 orësh.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×