
Në një intervistë për Blick, Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka komentoi vendimin e Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit, të cilët u largua nga përfaqësuesja helvetike për të kaluar në radhët e Kosovës.
“Lojtarët me cilësinë e tyre nuk janë diçka që do të doje t’i humbje. Por, duke parë nivelin aktual të ekipit tonë, nuk mendoj se do të kishin siguruar një vend titullari brenda tre apo katër vitesh. Ardon Jashari është me ne prej tre vitesh dhe ka vetëm katër paraqitje.
A është Leon më i mirë se Ardon Jashari? Nuk mendoj kështu. Megjithatë, ai është një djalë i mirë, luan rregullisht te Hoffenheim, por ndoshta i mungoi pak durimi.
Vendimi i tyre për t’iu bashkuar Kosovës është i respektueshëm, pasi përfaqësuesja e tyre tashmë është në një nivel shumë të lartë.
Finale e mundshme ndaj Kosovës- Nëse e bëjmë punën tonë kundër Suedisë, ndoshta nuk do të vijë deri aty. Por nëse ndodh, do ta pranojmë situatën. Nuk është hera e parë që luajmë atje”.
and then